Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar bilancin e 24 orëve të fundit, sa i takon COVID-19.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve, janë shënuar 4,717 persona të infektuar.

Fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 125 qytetarë.

Lajmi mirë është se janë shpallur të shëruar 12,633 qytetarë.

Mediat shkruajnë se numri i personave që janë në njësinë e kujdesit intensiv, atyre në intubim dhe shtrimeve në spitale ka rënë.