Sara, Ledioni dhe vogëlushi London Noor lanë Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushimi vetëm me njëri-tjetrin.

“Shokët e mi të udhëtimit” shkruan Sara në foton e postuar në Snapchat, ku shfaqet Ledioni pranë karrocës së vogëlushit.

Më pas, Sara tregoi edhe bregdetin e bukur pranë të cilit po i kalojnë këto ditë, përmes një fotoje me London Noor-in në krahë.

“Kokëkuqi im i vockël”, shkruan Sara, e cila shfaqet në formë shumë të mirë fizike, vetëm tre muaj pas lindjes.

London erdhi në jetë më 13 dhjetor, duke sjellë shumë gëzim në familjen Hoxha. Në janar, Sara iu rikthye stërvitjes në palestër, për të ardhur përsëri në formë.