Moderatrorja e top channel Luana Vjollca, zakonisht është vënë në qendër të vëmendjes nga ana e mediave, vetëm para pak ditësh ajo u përfol në media se kishte një rrogë modeste, së bashku me motrën e saj Marina Vjollca.

Por opinion.al ka bërë sot një konstatim tepër interesant për moderatoren simpatike, ajo shihet me veshje të ndryshme, por prej shumë kohësh me këpucë të njëjta.

Nëse vini re këto foto, të publikuara në instagram, nga vetë Luana, prej kohësh ajo nuk i ndërron këpucët. Luana shfaqet në emisionin “Pa limit” me të njëjtat këpucë, në nude me majë.

Nuk dihet se përse këngëtarja ka zgjedhur këto këpucë të njëjta, mbase ndjehet rehat me to, mbase i ka ogur të mbarë për daljen në ekran, apo ndoshta Luana nuk ka këpucë të tjera?