E ftuar në emisionin "Top Show", moderatorja e njohur shqiptare Stela Kotri ka treguar se i ka vënë djalit një emër të ndaluar, pasi nuk ishte në dijeni të këtij fakti. Ajo ka shjeguar më tej se e ka mësuar që emri Eros ishte i ndaluar në transmetim live.
"E mora vesh live në emision që ishte emër i ndaluar. Punonjësja e gjendjes civile nuk e dinte se ishte një emër i ndaluar. Më pas ajo më thotë që duhet ti ndërrosh emrin djalit dhe unë i them, në asnjë mënyrë nuk do ti ndërroj emrin djalit,”-u shpreh gazetarja.