I shohim shpesh të postojnë foto me njëra tjetrën, teksa Marina e cilëson këngëtaren Eli Fara edhe si “motër”, por a është vertëtë e tillë marrëdhënia mes tyre?
E ftuar në emisionin “Tek Unë me Arjola Shehun”, Eli rrëfehet për lidhjen e saj të veçantë me Marinën: “Nuk eshte se jemi shoqe, eshtë pak e vështirë të bëhesh shoqe nënë e bijë, por Marina është një vajzë mjaft e dashur edhe e edukuar. Është njerëzore Marina, shumë sociale, shumë e hapur, nuk ka mendjemadhësi, përshtatet me të gjithë dhe i do shumë njerëzit.”
Këngëtarja është bërë nënë në një moshë fare të re, vetëm 18 vjeç, por siç edhe Eli tregon ajo nuk do të ndryshonte asgjë në jetën e saj: “Kështu ishte e shkruar, unë nuk do ndryshoja asgjë. Jam përpjekur të bëj më të mirën në çdo situatë. Ndonjëherë të bie për pjesë çdo lloj gjëje dhe ndoshta atje është e bukura e jetës, t’ja dalësh edhe kur ka shumë furtuna në jetën tënde.” /intv/