Ajo u përjashtua publikisht nga grupi OTR, por duket se Enca nuk po e përjeton aspak mirë këtë ndarje nga Noizy.
Prishja e miqësisë së tyre erdhi pasi Noizy e akuzoi se nuk e kishte përmendur grupin OTR që e kishte ndihmuar në karrierën e saj, ndërsa vetë Enca iu kundërpërgjigj se ajo ishte "self made".
Pas shumë përpjekjeve të miqve të tyre për t'i pajtuar ata, Noizy dhe Enca mesa duket vazhdojnë të mos flasin me njëri-tjetrin.
Është këngëtarja ajo që po e përjeton më keq këtë konflikt mes tyre, teksa ka publikuar shpesh mesazhe të nënkuptuara për ish mikun e saj.
"Love On My Body" është një histori dashurie që ka përfunduar dhe ndoshta nuk do të kthehet më kurrë. Ju nuk jeni më bashkë, por ti përsëri ke atë nostalgjinë dhe atë energjinë brenda teje që të mungon ndonjëherë", shkruan Enca teksa shpjegon përmbajtjen e këngës së saj, ndërsa duket më shumë si një mesazh ndaj asaj që po përjeton pas konfliktit me Noizyn.
Më pas, në një foto të publikuar në Snapchat, Enca shkruan: Nëse largohesh njëherë nga zemra ime, ti nuk kthehesh më kurrë.