E ftuar në një emision radiofonik në SHBA, Dua Lipa më në fund u dha fund aludimeve në lidhje me marrëdhënien e saj me modelin Isaac Carew. E pyetur nëse është e dashuruar, Lipa u shpreh: “Besoj se jam… Nuk jam në një lidhje, por jam e dashuruar.”
Këngëtarja shqiptare me famë botërore në këtë mënyrë konfirmoi atë që të gjithë dyshonin: Ajo dhe Isaac i kanë dhënë fund lidhjes dhe kjo është arsyeja përse ata nuk janë parë së bashku kohët e fundit edhe në eventet e mëdha.