Muaji mars nuk ka nisur bukur për aktoren e njohur shqiptare Eni Jani, që ditën e sotme ka humbur njeriun e shtrenjtë të saj.

Nëna e protagonistes së shumë roleve në kinematografinë, serialet e teatrin shqiptar, Eni Jani, është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ndau në rrjetet sociale me miqtë bashkëshorti i Enit, gjithashtu aktor, Genci Fuga.

“Me hidhërim të madh, lajmërojmë se Suzana Jani (Gjyshja e Stinës, Kriosit, Ajnurit e Ajrit), ka ndërruar jetë! Familjarët janë mbledhur për përcjelljen e fundit tek ambjentet e Alba 2000 (pranë Medresesë)! Përcjellja do të jetë, nesër në orën 11.00 (nga ambientet e Alba 2000 Funeral, në drejtim të Varrezave të Sharrës!”, shkruan Fuga. Ngushëllime aktores për humbjen e madhe!/ revistawho.com