Kur mendojmë një vajzë tipike shqiptare, e përfytyrojmë brune, me vetulla të plota dhe sy të zinj. Ndoshta në Gjermani mund të mos u bëjë përshtypje, por këtu tek ne vajzat bjonde me sytë në ngjyrë të çelët thërrasin menjëherë vëmendjen tonë.

Psikologët thonë se çfarë është ndryshe, çfarë nuk e hasim shpesh, është tërheqëse për mendjen.
Këto vajza të ekranit shqiptar nuk janë vetëm të bukura; kanë fytyra me tipare të veçanta nga ato për të cilat ne themi: “si e jashtme”. Ndoshta prandaj shumë prej tyre janë modele, janë shpallur Miss apo i janë kushtuar fashion-it.

Agnesa Vuthaj

Sot, ish-Miss Shqipëria kujtoi një shërbim të vjetër fotografik për një linjë stolish të çmuara indiane. Këto foto të Agnesa Vuthajt janë shumë të njohura për publikun, i cili e krahason shpesh me bukuritë lindore, arabe ose indiane, me sytë e mëdhenj dhe buzët shumë të plota.

Nora Istrefi

Nora Istrefi gjithmonë ka rënë në sy për pamjen e saj “si aziatike”. Sytë e vegjël si bajame dhe lëkura e nxirë, e bëjnë të duket më shumë si një filipinase, edhe pse kohët e fundit ka ndryshuar shumë duke eksperimentuar me flokët dhe look-un.

Adrola Dushi

Ish-Miss Universe Albania tani po njeh suksesin si modele në Amerikë. Ajo realizoi një shërbim fotografik për linjën e produkteve të grimit “Revlon”, ku edhe pse është fotografuar me një make up shumë pop me ngjyra, bien në sy tiparet e saj si prej indianeje.

Adrola krahasohet shpesh me Pokahontas-in, për shkak të syve të tërhequr dhe buzëve të plota.

Orinda Huta

Orinda provoi të bëhej brune javës që shkoi, por e kuptoi menjëherë që nuk bënte për të. Bjondja e përjetshme e ekranit shqiptar është ndër të paktat natyrale, pasi edhe ngjyra e saj natyrale e flokëve është shumë e çelët. Shtoji këtyre edhe sytë e mëdhenj ngjyrë bojëqielli, s’është çudi që ca kohë u përhap thashethemi se Orinda është vajza e birësuar nga Irlanda e një familjeje shqiptare. Është i pavërtetë, sidoqoftë.

Klea Huta

Me mprehtësinë e nofullës dhe formën e syve, edhe Klea Huta duket si bukuri aziatike.

Xhesika Berberi

Sozia e Gigi Hadid-it ka një fytyrë të veçantë që ra në sy që në fillimet e saj, ndaj edhe sikurse shoqja e saj Adrola Dushi, Xhesika po pozon për kompanitë amerikane të modës. Bjonde, sytë bojëqielli; ata që e kanë parë në javën e modës në New York mund ta kenë marrë për britanike apo ruse. Por sidoqoftë, edhe Gigi Hadid origjinë arabe ka. /Anabel.al/