Lajmi se Jennifer Aniston ishte në pritje të një fëmije në moshën 48-vjeçare, pushtoi një ditë më parë mediat. Shkak për këtë u bë deklarata e mamasë së Paris Hilton-it, që shkruante në profilin e saj të Tëitter-it: “Jennifer Aniston duket shumë e bukur sot, po ju them që ajo është në pritje të një vajze. 100 për qind”.
Por mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Lajmi është përgënjeshtruar nga Stephen Huvane, përfaqësuesi i shtypit të aktores përmes Hollywood Life tweet. “Jo, Aniston nuk është shtatzënë”,-ka shkruar ai.