Pavarësisht të gjitha vështirësive në jetën personale, Angelina Jolie vazhdon të mbetet një ikonë bukurie. Nëse menduat se pas divorcit me Brad Pitt ajo u shkatërrua, e keni patur gabim. Aktorja e Hollywood-it është rikthyer fuqishëm dhe më e bukur e më femërore se më parë. Ajo është bërë imazhi më i ri i markës ikonë të parfumeve franceze, Guerlain.
Gjatë prezantimit të parfumit, Jolie ka treguar që do të vazhdojë të mbetet simboli i klasit femëror. Aktorja 42-vjeçare jo më kot është zgjedhur imazhi më i ri i këtij parfumi, pasi ‘Guerlain’ personifikon më së miri shpirtin e gruas së fortë, asaj që të inspiron dhe të bën ta admirosh.