Schaffhauseni përuroi stadiumin në prani të personaliteteve nga jeta politike, shoqërore, nga sfera e biznesit si dhe teologë nga tri religjionet kryesore të qytetit. Përderisa kishën katolike e përfaqësonte Roger Brunner, kishën protestante Peter Vogelsanger, myslimanët i përfaqësoi imami shqiptar, Bekim Alimi – i cili nga besimtarët që frekuenton, por dhe nga autoritetet zvicerane lokale e nacionale, konsiderohet si imam i moderuar dhe që ka dhënë dëshmi të vullnetit për integrim të komunitetit të besimtarëve që drejton. Alimi është kryetari i organizatës islame të të gjitha nacionaliteteve të Zvicrës lindore, imam i xhamisë në Wil, si dhe anëtari i Unionit të Imamëve Shqiptarë në Zvicër.Imami Alimi kishte marrë pjesë edhe në bekimin e tunelit më të gjatë dhe më të thellë hekurudhor në botë me një ceremoni në Gotthard.
Si do që të jetë Schaffhauseni shtrihet në veri të Zvicrës dhe përbëhet nga një bashkësi prej 35 mijë banorësh. Ky qytet çdoherë ka pasur sportin pasion dhe traditë shumëvjeçare, ndaj, edhe kanë themeluar klubin futbollistik të Schaffhausen-it që nga viti 1896.