Në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar në Strugë, ditën e djeshme u mbajt bashkëbisedimi me temë “Faith- A Bridge that unites us – Feja, një urë që na bashkon”. Ky bashkëbisedim, ku morën pjesë studentë të fakulteteve dhe drejtimeve të ndryshme të viteve të ndryshme, u organizua në bashkëpunim me “Qendrën e bashkëpunimit ndërfetar-Elbasan” me president Dr. Arben Ramkaj.
Pjesëmarrës në këtë bashkëbisedim ishin:
1.Myftiu i bashkësisë fetare islame-Strugë, M-r.Salim Efendi Sulejmani
2. Dr. Arben Ramkaj – Kryetar i qendrës për bashkëpunim ndërfetar
3. At.Stavri Çipi- klerik në kishën ortodokse Elbasan.
4. Dervish- Ardit Muçodemi (nga komuniteti Bektashi)
5.Don.Emilio Valente (nga kisha katolike shqiptare)
6.z. Sokol Lulgjuraj – Mediator dhe kordinator i Qendrës për bashkëpunim ndërfetar
7.Dr.Edi Çela – Profesore universitare pranë UNS dhe pedagoge e Multikulturalizmit pranë Fakultetit të Shkencave Politike.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe përfaqësues të ndryshëm fetarë, pedagogë, përfaqësues të mediave etj.
Në këtë bashkëbisedim u diskutua për bashkëpunimin ndërfetar si në Republikën e Shqipërisë ashtu dhe në atë të Maqedonisë.
Studentët e UNS parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me ndikimin e fesë në shoqëri dhe harmoninë fetare, e cila në botën globale, sot ka një rrjedhë mjaft pozitive.
Universiteti Ndëkombëtar në Strugë shprehu mirënjohje ndaj iniciativës të ndërmarrë nga të ftuarit duke potencuar se bashkëpunimi dhe besimi janë elemente që ndihmojnë në shmangien e luftërave të ndryshme dhe ruajtjen e paqes në botë, pa marrë parasysh faktin se cilës fe i përkasim!