Këngëtarja Soni Malaj ishte në qendër të vëmendjes disa ditë më parë, kur në mediat online qarkulluan disa foto të saj dhe të dashurit të saj biznesmen.
Fotot i tregonin të dy duke u argëtuar në një lokal nate, por faktin që një revistë i ka bërë publike sërish, e ka nervozuar tepër këngëtaren, e cila ka shpërthyer publikisht.
“O INJORANTE me kaçurrelat e zeza dhe shpirtin e zi, që ke sa vjet që me injorancën tënde dhe ligësinë që ke brenda po vazhdon të bësh artikuj dashakeqës kundra meje, në dëshpërim për të bërë ndonjë lek me pseudoskupet e tua dhe me foto aspak koherente. Unë, ashtu si të gjithë artistët e “Këngës Magjike”, kam festuar çmimet e merituara. Mos ia servirni pas shumë muajve publikut, për të shitur kopjet e tua dhe për të më vënë lloj-lloj epitetesh, moj e mjerë! Të fala o “mami single”!", Soni Malaj për gazetaren e kësaj reviste.
E pra mesa duket Sonin e paskan nxehur keq…