Artiola Toska është treguar gjithnjë e rezervuar për jetën e saj jashtë skenës, por në një rast të tillë siç është ditëlindja e saj nuk mund të mungonte një foto me bashkëshortin.
Këngëtarja e dashur për publikun, dje ka festuar ditën e lindjes, ndërsa mëngjesin e sotëm ka postuar një foto me bashkëshortin para një zemre metalike. Pavarësisht viteve që kanë bashkë, ata duken më të dashuruar se kurrë.