Është spostuar në jug të Italisë, moti i keq që ka karakterizuar këto ditë vendin fqinjë.

Që nga mbrëmja e djeshme dhe mëngjesi i së dielës, rajonet e jugut të Italisë si Pulia, Bazilikata, Kalabria apo Siçilia janë goditur nga moti i keq, i shoqëruar me rrebeshe shiu, stuhi, rrufe dhe erëra të forta.

Ndërkohë për ditën e hënë, Mbrojtja Civile ka lëshuar alarmin e “Verdhë” (i treti në nivelin e alarmeve) për rrezikun që mund të shfaqet nga rrëshqitjet e dheut dhe përmbytjet në brigjet e Abruzzo-s dhe rajonet e tjera jugore të përmendura edhe më sipër.

M.P.