Për të shmangur ndjesinë e urisë mes dy vakteve ka disa ushqime që ju ndihmojnë, por përveç kësaj, janë të shëndetshme dhe plot me vitamina dhe minerale.
Ja disa ide se çfarë të konsumoni gjatë paradites apo pasdites mes vakteve, por dhe për të qëndruar në formë. Provoni kosin, drithërat integrale, frutat e freskëta të stinës, frutat e thata, perimet krudo, dhe shumë çajra që ndihmojnë në shuarjen e urisë.
Kos
Hidratues dhe ushqyes, kosi është një mëngjes apo paradite mirëqënieje. Shtojini pak mjaltë apo miks frutash për të marë shumë vitamina.
Lëngjet dhe çajrat
Një lëng i ngrohtë është një mënyrë e mirë për të shuar urinë dhe për të hidratuar organizmin. Zgjidh vaniljen dhe portokallen e ëmbël. Sipas studimeve, të ndihmojnë të luftosh urinë nervoze. Ndërsa boronica përmirëson qarkullimin e gjakut dhe të hidraton.
Frutat e thata
Bajamet, lajthitë, arrat, fistikët janë të pasura me Omega 3 dhe mbrojnë qelizat nga plakja, me efekte mjaft të mira për shëndetin e zemrës. Por mos e ekzagjeroni, zgjidhni fruta jo të qëruara, sepse kështu do të hani më pak.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur me fibra, rregullon kolesterolin dhe janë të pasura me kripëra minerale. Të tretshme dhe të ngopin, tërshëra kontribuon në reduktimin e ndjesisë së urisë.
Smoothie
Janë mjaft të pasura me vitamina e kripëra minerale. Luani duke krijuar miksime të reja, duke përzjerë frutat dhe perimet e stinës. Falë pranisë së ujit dhe fibrave do të largoni toksinat dhe nuk do të keni uri. Lehtësia është vitale për organizmin.
Dëshira për të ngrënë
Zgjidhni cracker pa kripë, apo një lëng frutash natyrale, apo dhe një fetë bukë integrale me pak mjaltë dhe fara lulëkuqe.
Sallatë frutash
Prisni frutat e stinës në copa dhe shtoni pak boronica dhe manaferra dhe vendoseni në frigorifer. Një recetë të lehtë hiqni sheqerin duke shtuar pak lëng portokalli për shije të freskët.
Biskota të bëra vetë
E dini që mund t’i përgatisni biskotat që të thyejnë urinë edhe në shtëpi? Zgjidh përzierje drithërash integrale, tërshërë, oriz, fruta të thata, mjaltë dhe sheqer kaf. Bëjini bashkë në një tigan e më pas vendosini nëpër forma duke i paketuar një për një. Është një recetë natyrale për një vakt energjik ideal për sport.
Mollë e pjekur
E thjeshtë dhe efektive, receta e mollës së pjekur është shumë e mirë dhe pa sheqer. Përdorni kanellë ose vanilje për t’i dhënë një aromë të veçantë këtij vakti të shijshëm, për t’u shijuar pasditeve.
Perimet krudo
Kur kthehesh nga puna konsumon gjënë e parë që sheh në frigorifer? Përgatisni një tas që mbyllet me selino dhe finok që i keni larë dhe prerë, për t’i kombinuar me salsa të pasura me fibra. Zakonet pozitive favorizojnë dëshirën për një vakt të shëndetshëm dhe të lehtë.
/TCh/