Operacioni “Karavan” i zhvilluar në qytetit të Udines ka çuar në shkatërrimin e një bande që merrej me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Personat e arrestuar janë të kombësive shqiptare, kosovare, marokene, nigeriane e italiane.
Mediet italiane shkruajnë se hetimi për këtë grup kriminal nisi që para dy vitesh, në 2015-ën, ndërsa anëtarët e saj akuzohen dhe për krime ndaj personave dhe pronave.
Shqiptarët e arrestuar janë; Agim Kalemaj, 61 vjeç, Adriatik Kalemaj, 25 vjeç (babë e bir) dhe Fatos Sinani, 28 vjeç.
Kundër 7 anëtarëve të bandës është lëshuar urdhri i arrestit me burg dhe arrest shtëpiak.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se kjo bandë ka shitur të paktën 3 kg kokainë në qendrën e Udines.





