Një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë një “BMW X5” në Plazh të Durrësit.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja është regjistruar dje në rrugën “Pavarësia”, në lagjen 13, ku kanë tentuar t’i vjedhin mjetin tip “BMW X5” shtetasit E.K. 30 vjeç.

Për fat të mirë, makina ka shpëtuar ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.