Të tjera akuza zbulohen mes Shqipes dhe Alfred Karajt, çiftit nga Fushë-Kruja, të cilët janë në prag divorci pas 17 vitesh martesë.

Gruaja e akuzuar nga burri dhe vajza se i jepte valium për të shkuar me dashnorin i është kundërpërgjigjur sot të shoqit.

Gjatë përballjes live në emisionin “Me Zemër të Hapur” në “News 24”, Shqipja ka akuzuar Alfred Karajn, se e dhunonte, nuk punonte, linte para në bixhoz, madje edhe se i kishte sjelle dashnoren e vet në shtëpi.

Në përballjen live, ajo thotë se ai e ka tradhtuar, rrahur me rrip pantallonash, se ka harxhuar çdo të ardhur të familjes në bixhoz, duke e lënë pa bukë atë dhe 4 fëmijët.

Unë të dashur s’kam pas, ky ka pas për vete. Ma ka prurë edhe në shtëpi, i kam dhënë me hongër, me pi, po emrin s’po ia përmend. Ky kot akuzon, unë jam e pjekur s’ia shkatërroj jetën njerëzve”, deklaroi Shqipja.