Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar që ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur pa dëshirën e saj, dhe ka vënë në pranga edhe një 17-vjeçare, e cila akuzohet se ka detyruar të miturën të kryente marrëdhënie seksuale me para me persona të tjerë, klientë që i gjente vetë.

“Më datë 23.02.2017, duke u nisur nga kallëzimi i shtetases S. Sh., Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 2, kanë arrestuar shtetasit: Dritan Toska, 37 vjeç, banues në Tiranë, K. H., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është kryer pasi, Dritan Toska ka kryer marrëdhënie seksuale me shtetasen e mitur S. SH., pa dëshirën e saj, marrëdhënie kjo e krijuar dhe nxitur nga shtetasja K. H.

Shtetasja K. H., gjithashtu dyshohet se ka nxitur shtetasen S. Sh. të kryejë marrëdhënie seksuale edhe me shtetas të tjerë me qëllim përfitim monetar”, njofton policia.

Çështja i kaloi Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç”, në ngarkim të Dritan Toskës dhe për veprën penale “Favorizimi i prostitucionit” në tentativë, në ngarkim të 17-vjeçares K. H.