Britania e Madhe u godit sot nga një stuhi e fortë që çoi në anulimin e fluturimeve dhe bllokoi linjat hekurudhore.
Stuhia “Doris”, që bashkon shirat me erërat e forta, goditi disa rajone nga jugu në veri të Britanisë së Madhe”, theksuan autoritetet duke paralajmëruar kundër dëmeve materiale.
“Erëra me fuqi 151 kilometra në orë u regjistrua sot në veri të vendeve të Uellsit”, ka thënë policia.
Në Irlandën e Veriut, kanë mbetur mbi 20 000 banorë pa energji elektrike.