Një 25-vjeçar nga Durrësi akuzohet se ka goditur me grushte një ditë më parë një 59-vjeçar.
Sipas policisë së Durrësit, sherri ka ndodhur në lagjen nr.17. Protagonist i tij ka qenë 25-vjeçari A.D., ndërsa i lënduar nga grushtet e të riut ka mbetur 59-vjeçari Xh.L.
Prokuroria e Durrësit ka nisur procedimin penal ndaj të riut të akuzuar për “Dëmtime të tjera me dashje”.





