Një person tenton të hidhet nga vinçi pranë një kulle tek Katedralia Ortodokse në Tiranë.

‘BalkanWeb’ mëson se bëhet fjalë për një burrë, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ai kërcënon se do të hidhet nga lartësie një lartësi e madhe, për arsye ende të paqarta.

Ka dyshime që personi në fjalë mund të jetë një ish i persekutuar që bën një veprim ekstrem në shenjë protestë për mosmarrjen e dëmshpërblimit.

Sakaq, poshtë kësaj kulle ndodhen shumë qytetarë të cilët shohin skenën të tmerruar si dhe ka prani të forcave policore.

Pak kohë më parë po në këtë pallat ende të papërfunduar një tjetër person tentoi të hidhej për motive pronësie.