Kapet një adoleshent me pistoletë në një lokal në Maminas.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal ndaj 17-vjeçarit J.M., banues në Marikaj.
Sipas policisë, “më datë 22.02.2017, rreth orës 16:00, në në një lokal në Maminas, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, tip pistoletë me mbishkrimin EKOL Special dhe një krëhër me një kapsolle (mësimore)”.
Ai akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.





