Policia e Durrësit ka përcjellë në Prokurorinë e qytetit bregdetar materialet për punonjësit e një banke të nivelit të dytë.
Sipas informacionit paraprak, punonjësit e bankës akuzohen për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikim dokumentesh”.
Pritet që në orët në vijim të zbardhen detaje më të hollësishme lidhur me këtë ngjarje dhe përgjegjësinë penale të personave të përfshirë në këto shkelje.





