Së shpejti aktori i humorit Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj do të kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.
Me siguri që të gjithë janë "sy e veshë" për detajet e dasmës së çiftit simpatik.
I ftuar në emisioni e mëngjesit ‘Wake Up’, Bes Kallaku ka treguar për kureshtarët se dasma do të jetë e ngjashme me ceremonitë martesore që realizohen në fshat.
“Gjithmonë kam dashur që dasma ime të bëhet në ambient të hapur, se më kujtojnë fëmijërinë, por duhen parë kushtet mos bie shi,”-tha aktori i “Portokalli”, nostalgjik për dasmat e hapura në fshat, pa dhënë të tjera detaje rreth ceremonisë.
Dasma e çiftit do të mbahet këtë verë, një fakt që e ka pohuar dhe Besi gjatë intervistës.