Kapet me kanabis me vete një 23-vjeçar në Shijak.
Specialistët për Krimet arrestuan në flagrancë ditën e djeshme shtetasin B. Përduka, banues në Rrëshen.
Policia bën me dije se “gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit të mësipërm, në një lokal në Shijak, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 50 gramë kanabis sativa”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.





