Ekstradohet në Shqipëri shqiptari për të cilin mediat britanike shkruan dhjetëra artikuj, Avni Metra.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Mancester, u bë ekstradimi nga Anglia i 53-vjeçarit në kërkim ndërkombëtar, lindur në Burrel, me shtetësi shqiptare dhe i identifikuar edhe me pasaportë angleze lëshuar në gjeneralitete si Avdul Mekra, 53 vjeç, lindur në Gjakovë

Shqiptari i dënuar për dy vrasje në Shqipëri dhe që vazhdonte jetën i qetë në Angli do të vuajë dënimin në vendin tonë.

Historia e tij u bë publike në mediat britanike në qershor të 2016-s. Këta të fundit shprehën shqetësimin se Anglia ishte kthyer në vendstrehim për njerëz të dënuar për vrasje. Ai fshihej prej 18 vitesh dhe akuzohej për vrasjen e dy vëllezërve Kadri dhe Nevrus Xhetani.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Rrethit Tiranë me Vendim Nr.107 datë 12.02.2001 me 25 vjet burg për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpuinim” 2 herë  dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”.