Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me një ngjarje të ndodhur në kryeqytet, ku protagonist janë bërë dy të mitur.
Burime zyrtare nga policia e Tiranës bënë me dije se shtetasit me inicialet F. D. dhe E. I., të dy të moshës 14 vjeç, banues në Tiranë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme me shtetasen e mitur L. K.
Deri më tani nuk dihen detaje rreth kësaj ngjarje, ndërsa materialet i janë referuar materialet Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.





