Sulmet publike mes Erik Fullanit dhe Bledi Manes degjeneruan në një kërcënim që Eriku i ka bërë para pak orësh gazetarit.

Mesa duket përmendja e familjes nga gazetari ishte e patolerueshme për Erikun dhe përmes një fotoje aspak normale, jo vetëm që e shau, por e kërcënoi publikisht me jetë.

Gjuha që përdori Erik Fullani ishte shumë e rëndë dhe mesa duket në lidhje me këtë ai u dënua nga Instagram.

Shkrimi kërcënues i Erikut është fshirë para pak minutash dhe këtë gjë e ka lajmëruar në Facebook vetë Erik Fullani.