Hobi për të qëlluar me pushkë sportive ka shkaktuar pasoja tek një qytetar nga Durrësi.
Një banor i lagjes nr.18 ka pësuar dëmtime të lehta në trup, pasi është qëlluar me pushkë me ajër nga ballkoni i një pallati.
Sipas informacioneve paraprake, shtetasi D.C. është dërguar në spital dhe pasi është mjekuar nga bluzat e bardha është larguar për në shtëpi.
Policia e Durrësit ka shoqëruar në komisariat një shtetas që dyshohet se dispononte pushkën sportive, me të cilën ka qëlluar nga ballkoni i shtëpisë së tij.





