Arsenali respektoi pritshmëritë duke u kualifikuar në çerekfinale të FA Cup-it pasi eliminoi amatorët e Satën Junajtidit. Megjithatë, yjet e mbrëmjes nuk ishin as perez e as Uolkot që shënuan golat e fitores 2-0, por portieri i dytë i vendasve, Uejn Shou. Me të tria zëvendësimet e kryera, 46-vjeçari vendosi të hante një byrek në stolin e rezervave ndërkohë që në fushë luheshin dhjetë minutat e fundit të ndeshjes.
Në fakt, Shou u bë personazh në media kur, dy orë para fillimit të takimit, u fotografua duke pastruar me vakum pankinat, ndërkohë që mbante mbathur shapka me gisht. Po ashtu, në pushimin e ndeshjes me “Topçinjtë” ai shkoi në barin e stadiumit për të kthyer një gotë birrë me tifozët.