Pas zërave të shumtë se aktori i “Portokallisë” Bes Kallaku, mund të braktisë emisionin e humorit pas 14 vitesh karrierë atje, për t’u transferuar në Itali për shfaqjen “Zelig”, ai ua ka mbyllur gojën të gjithëve.  

Humoristi i dashur për publikun ka postuar në instagram një foto ku shfaqet me kolegët e tij të “Portokallisë”.

“Meqë ra llafi. Ju përshëndes nga provat e Portokalli-së. Unë edhe krejt trupa, do vazhdojmë t’i përkushtohemi buzëqeshjes së shqiptarëve. Shihemi këtë sezon në "Portokalli". Përqafime. Ju rujt Zoti”,-  shkruan ai përbri fotos.