Vanja Vukiç dhe Branko Lazareviq, bashkëpunëtorë të ngushtë të Ivica Daçicit, liderit të Partisë Socialiste të Serbisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, kanë pasur një përleshje fizike në zyrën e këtij të fundit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, kjo ngjarje e pazakontë ka ndodhur dy muaj më parë në kabinetin e Daçiçit, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, raporton “Telegrafi”.
Por sipas portalit serb “Alo!”, kjo gjë ishte vetëm çështje ditësh, pasi kishte kohë që të dy nuk kishin marrëdhënie të mira mes tyre.
“Të dy kanë qenë prej kohësh në marrëdhënie të këqija”, ka thënë një burim.
E gjithë kjo është parë edhe nga sekretarja e Daçiçit, e cila thuhet se kishte filluar të bërtiste.
Vukiç e kishte goditur Lazareviçin, i cili thuhet se ishte shtrirë për tokë, duke i thënë Daçiçit: “Të kam thënë se çfarë do të ndodhë nëse takohem me të”, pas së cilës gjë edhe ishte larguar.
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç e ka mohuar një gjë të tillë.