Stilistja e njohur durrsake Lira Koça Buda ka festuar mbrëmë ditëlindjen e saj, në një festë të madhe me familjarë, të afërm e miq, mes të cilëve edhe personazhë të showbizz-it shqiptar.
Ndër të ftuarit e saj ka qenë edhe moderatorja sexy Luana Vjollca, e cila ishte jo vetëm në këtë festë…. ajo ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj nga Kosova, Krenar Çoçaj.
Megjithëse ka bërë të pamundurën që të fshihte lidhjen e saj me biznesmenin kosovar, përpara fotove dhe videove që janë publikuar mbrëmë në rrjete sociale nga të pranishmit në festë, Luana duhet të jetë dorëzuar tashmë.
Luana me të dashurin dhe ish-moderatoren e “Fiks Fare”, Fiori Dardha, kanë qenë në të njëjtën tavolinë më të tjerë miq. Siç shihet shpesh dhe nga postimet në rrjete sociale, Lira ka marrëdhënie shumë të mira me të dyja moderatoret, veshjet e të cilave i stilon prej kohësh.