Ish-kryeministri italian, Mateo Renzi, ka dhënë dorëheqjen edhe nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, duke hapur rrugën për një betejë për lidershipin ku ai do të përpiqet të godasë armiqtë që kërcënojnë të ndajnë në mes grupin e qendrës së majtë.
Duke luftuar për jetën e tij politike, Renzi bëri të qartë se do të kërkojë rizgjedhjen dhe paralajmëroi se përplasjet e brendshme në partinë e tij po rezultonin të ishin një dhuratë për kundërshtarët në parlament.
Renzi e dha dorëheqjen ditëm e diel, ndërsa nuk lajmëroi se kur do të mbaheshin zgjedhjet partiake.
Ai dha dorëheqjen si kryeministër në muajin dhjetor, pasi humbi në një referendum mbi planet e tij për reforma kushtetuese dhe tha se do të donte zgjedhje kombëtare sa më shpejt që të jetë e mundur në një përpjekje për të rimarrë pushtetin.