E ndërsa në Kavajë, një burrë i drejtohet policisë për ndihmë, pasi gruaja ia ka bërë në shtëpi “8 me 2”, në Durrës tre meshkuj dhunojnë partneret e tyre.

Sipas informacioneve policore, një 48 vjeçar nga Kavaja, me inicialet H.H. ka kërkuar ndihmën e efektivëve të rendit, pasi bashkëshortja 51 vjeçare e dhunonte psikologjikisht.

Ndërsa në qytetin bregdetar, tre femra të moshave 52, 38 dhe 52 vjeçe kanë depozituar në polici denoncimin për dhunimin nga ana e partnerëve të tyre.

Dy 52 vjeçaret M.S. dhe L.P. janë dhunuar nga bashkëjetuesi dhe ish bashkëshorti, respektivisht të moshave 70 dhe 55 vjeç, ndërkohë që 38 vjeçarja Dh.M. ka pësuar dhunë nga burri i saj A.M., 42 vjeç.

Për të katër rastet, efektivët e policisë kanë plotësuar Kërkesë-Padinë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes.