Ditët e fundit në media është folur shumë për një grindje mes Cristiano Ronaldos dhe trajnerit Zinedine Zidane pasi ky i fundit e zëvendësoi portugezin në minutën e 72 të sfidës së fundjavës mes Realit të Madridit dhe Las Palmas. Është vetë francezi që vendos të qetësojë gjërat duke theksuar se ai incident tashmë është harruar plotësisht.“Çdo gjë është në rregull”, tha Zidane. “Ronaldo nuk është i vetmi që mërzitet në momentin që zëvendësohet, kjo ndodh tek do futbollist. Tani po mendojmë për sfidën me Dortmundin”.Problemi është se Reali do të përballet me Dortmundin duke mos qenë në formën më optimale, gjë që u duk edhe në 2 ndeshjet e fundit të kampionëve të Evropës. Në krahun tjetër, Dortmundi që pas humbjes me Lajpzigun, nuk është ndalur duke fituar 4 ndeshje radhazi në kampionat e Ligën e kampioneve në të cilat ka shënuar në total 20 gola.Ndeshja mes Realit e Borussias do të luhet në “Signal iduna Park” në Dortmund dhe për skuadrën merenges, tioka gjermane nuk i sjell shumë fat. Madje në 3 vizitat e fundit në këtë stadium, Reali ka dalë i humbur.
Zidane ul gjakrat: Gjithçka mirë me Ronaldon
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Horoskopi ditor, e martë 1 shtator 2026
Sulm me thikë në Times Square, dy viktima dhe një i plagosur rëndë, autorja u qëllua nga efektivët
Temperatura deri në 37 gradë, njihuni me parashikimin e motit për këtë të martë
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji





