S’ka kaluar shumë që nga bërja publike e lidhjes së tyre, e megjithatë mediat italiane kanë publikuar fotot e debatit të parë të ashpër në çift.
Tabloidi italian “Eva 3000” ka bërë publik momentin kur argjentinesja Belen Rodrigez dhe i dashuri i saj Andrea Iannone janë përfshirë në një debat që e ka detyruar Belen-in të rrëmbejë pirunin për ta kërcënuar. Në pamje ajo duket e xhindosur dhe dhe e gatshme për ta goditur motoçikilistin, i cili arrin ta ruajë shumë mirë qetësinë.
Ndonëse nuk dihen arsyet e këtij debati, mund të thuhet që Iannone nuk është viktima e parë e Rodriguez-it. Edhe më parë, Stefano De Martino dhe Fabrizio Corona kanë përjetuar episode të tilla, të cilat bukuroshja i ka justifikuar me të qenit pasionante.





