Shakaja që deshën t’i bënin shokut me të cilin ndanin qiranë e shtëpisë nxorri në dritë jetën e tij të dyfishtë dhe sekretin e tmerrshëm që ai fshihte.

Historia ka për protagonistë 18 vjeçaren Kristy-Ann Barr dhe të fejuarin e saj, të dy nga Anglia, të cilët, një natë, pasi kishin pirë së bashku me 24 vjeçarin Nathan Kozel, vendosën t’i bënin një shaka.

Meqë Nathan ishte tapë, ata morën celularin e tij për të filmuar dhe shkrepur foto, por rastësisht zbuluan në të qindra foto pedopornografike ku shfaqeshin fëmijë, por edhe të shoqëruar nga të rritur. Aty gjetën edhe foto të seksit me kafshë.

Në fillim nuk po u bësonin syve, sepse nuk arrinin të imagjinonin që djali me të cilin banonin në të njëjtën shtëpi merrej me fëlliqësi të tilla, por më pas vendosën si do të vepronin.

Fotografuan në iPad fotot e celularit të Nathan për t’i pasur si prova dhe më pas njoftuan policinë.

Nathan u arrestua, por dënimi që mori nga gjykata e ka habitur Kristy-n.

 Gjykatësi e dënoi Nathan me një gjobë 80 stërlina dhe ndjekjen e një kursi rehabilitimi për 30 ditë.