Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të urës së Gjolulit në Velipojë.

Dyshohet se të shtënat u shkëmbyen nga dy automjete, ky dy grupe të armatosura janë përplasur me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në Mal Kolaj.

Sipas policisë së Shkodrës, nuk ka persona të lënduar nga të shtënat.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet.