“Kruja Hillclimb 2016” gara me makina e organizuar rreth dy javë më parë nuk ka kaluar pa asnjë aksident.

Një aksident i frikshëm ka ndodhur gjatë kësaj gare, pamjet e së cilit kanë dalë vetëm ditën e sotme.

Siç shihet nga fotot dhe videot, njëri prej garuesve ka humbur drejtimin e automjetit dhe është përplasur në shpatin e malit.

Shoferi Bardhyl Canolli ka shpëtuar me disa dëmtime që nuk i kanë rrezikuar jetën.

“Edhe kjo është pjesë e sportit”, – shprehet Canolli.

Ai ka postuar edhe fotot kur ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, si dhe ato të spitalit ku gjendet i shtruar. 

Fatmirësisht gjithçka u mbyll mirë, përveç makinës së bërë "përshesh".