Mafiozi Massimo Carminati, ose siç njihet ndryshe me pseudonimin “Qorri”, edhe pse në burg duket se vazhdon ta mbajë situatën nën kontroll.
Në një përgjim të zbardhur nga karabinierët italianë, “Qorri”, megjithëse ndodhet në qeli, duket se nuk shqetësohet shumë.
Carminati akuzohet si kapo i një bande të krimit të organizuar, të lidhur me mafien.
“Kur isha 16 vjeç, bëja xhiro me pistoletë në brez. Kur të gjithë miqtë e mi u vranë, unë u specializova në atë për të cilën më akuzojnë, por ata nuk kuptojnë se u sh*rroj në kokë nëse dua” thotë ai në përgjime.
Po nga përgjimet del se bosi mafioz është i sigurt se nuk do të dënohet dhe se gjyqi ndaj tij do të mbyllet pa asnjë rezultat.
Ndërkohë, përgjimet e regjistruara në qelinë e tij të burgut janë depozituar si prova kundër tij në gjykatë.





