Një aventurë e pakëndshme, por fatmirësisht pa dëmtime për 5 të rinj të moshës 18-20 vjeç.

Ndërsa mendonin të bënin një xhiro piktoreske në brigjet e Saint Tropez, Francë, të rinjtë kanë mbetur të bllokuar mes shkëmbinjve, pasi jahti me të cilin po udhëtonin ka ngecur.

Jahti 17 metra i gjatë dhe me një vlerë rreth 1.5 milion euro i përkiste babait të njërit prej të rinjve.

Drone Project ka publikuar pamjet në Facebook, ku duket qartë mjeti lundrues, tashmë i braktisur mes shkëmbinjve.