Portieri belg, Ruud Boffin, shpëtoi një pikë të vonë për skuadrën e tij, Eskisehirspor, me një silur “gjahtarësh”, goditje mjaft të gjatë, e cila fluturoi e përfundoi në rrjetën e kundërshtarit, në barazimin 2-2 me Umraniyespor, të dielën. Kjo ndeshje luhej për hesap të ligës së dytë turke. Eskisehirspor kaloi në epërsi me anë të Semih Senturk, por golat e Ibrahim Akdag dhe Samet Asatekin e vunë Umraniyespor në epërsi. Portieri provoi të ishte hero për skuadrën e tij, teksa e goditi fort topin, në një trajektore të çuditshme, i cili përfundoi duke e kaluar vijën fatale të portës kundërshtare. Goditja ishte nga distanca, në një largësi prej 70 metrash. Një gol i rrallë, video e të cilit ka nisur të bëjë tashmë xhiron e mediave të botës.
Ndodh në Turqi, portieri bën gol nga 70 metra largësi (VIDEO)
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1000 të vdekur dhe 4400 të zhdukur
Rusia godet me dronë Kievin gjatë natës, 12 viktima dhe 17 të plagosur
Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina
Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron Teheranin: Do përgjigjemi ashpër





