Ylli madrilen Gareth Bale po ruhet nga forcat e policisë spanjolle pasi dyshohet se mund të jetë objektiv i sulmit të një bande kriminale të trafikut të lëndëve narkotike, pasi kushërira e të fejuarës së tij është zhdukur bashkë me një valixhe e cila përmban drogë dhe para kesh që kapin vlerat e 1 milion paundëve. Epiphany Dring, kushërira e modeles Emma Rhys-Jones e cila është e fejuara e Gareth Bale, është zhdukur prej 5 javësh bashkë me një çantë e cila ka pasur 300.000 paund kesh dhe drogë dhe ora të shtrenjta që në total bashkë me paratë kapin vlerën e 1 milion paund, shkruan The Sun. Banesa ku jetojnë gjyshërit dhe halla e modeles është sulmuar nga banda ku 27-vjeçarja Dring bënte pjesë para se të zhdukej.Familjarët e Emma Rhys-Jones mendojnë se jeta e saj dhe e Gareth Bale mund të jenë në rrezik pasi mund të vihen në objektiv të trafikantëve duke pasur parasysh se këta të fundit janë të pasur. Sipas policisë britanike 27-vjeçarja Epiphany Dring është larguar nga “ishulli” dhe mund të fshihet në Malajzi.
Jeta e Bale në rrezik, kushërira e të fejuarës vodhi 1 mln paund nga trafikantët
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Thellohet bilanci tragjik në Nepal dhe Tibet, mbi 1000 të vdekur dhe 4400 të zhdukur
Rusia godet me dronë Kievin gjatë natës, 12 viktima dhe 17 të plagosur
Maqedonia e Veriut ul çmimet e karburanteve, ja me sa do të shitet nafta dhe benzina
Irani lëshoi raketa drejt dy bazave amerikane në Jordani, Trump paralajmëron Teheranin: Do përgjigjemi ashpër





