Kapet një person i shpallur në kërkim, i dënuar me 18 vjet burg për vrasje.

Pas 10 vitesh në kërkim, këtë mëngjes, Specialistët e Komisariatit të Policisë nr. 2 në kryeqytet arrestuan Vladimir Bakun, 33 vjeç, nga Elbasani.

Për këtë shtetas, Prokuroria e Elbasanit ka filluar procedimin penal të datës 11.07.06 si i dyshuari kryesor ne vrasjen e shtetasit Florenc Zhguni, ndodhur më datë 19.06.2006 në Selanik, Greqi.

Prokuroria e Elbasanit me vendimin penal të datës 14.04.09 të Gjykatës së Rrethit Elbasan, e ka dënuar me 18 vjet burg për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Për veprime të mëtejshme, Vladimir Baku iu dorëzua punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.