Operatori i Shpërndarjes së Energjisë prezantoi sistemin e ri të faturimit, i cili mundëson leximin e matësave në mënyrë elektronike dhe printimin në vend të faturës për klientin. Përmes kësaj pajisje mundësonte lidhja online me qendrën duke shmangur leximin manual dhe shkrimi me dorë të të dhënave.

Menjëherë sapo të kalojë filtrat e kontrollit nga sistemi mund të printohet fatura direkt në vend dhe abonenti do të ketë mundësi ta shohë konsumin e tij mujor menjëherë. Në synojmë të rrisim cilësinë dhe sigurinë e procesit të faturimit, në mënyrë për të shmangur ankesat ose gabimet që mund të vijnë nga punonjësit tanë gjatë procesit të leximit”, shprehet Klevis Jahaj, drejtoria e Tiranës, OSHEE.

Ky projekt do nisë të zbatohet në Tiranë, Durrës dhe Fier në muajt në vazhdim. Që të jetë funksional duhet që edhe matësit të jenë elektronikë, si ato që janë vendosur vitet e fundit nga OSHEE.

Tjetër risi është se PDA-të kanë të instaluar sistemin GPS (sistem lokalizimi) dhe pajisja nuk mund të kryejë veprime pa u ndezur GPS-ja, duke shmangur në këtë  faturimin në distancë dhe lokalizimin e lexuesit në kohë reale, koha e tij e punës, efektiviteti, si dhe të tjera të dhëna në shërbim të përmirësimit të mëtejshëm të sistemit të matjes.

Aktualisht sistemi me PDA-të e reja funksionon vetëm me matësit elektronik, dhe OSHEE është angazhuar për t’i zëvendësuar të gjitha pajisjet e vjetra, pa asnjë kosto për konsumatorin!

  Avantazhet/cilësitë

Pajisje e re moderne

Me buton dhe touch screen (% e gabimit është më e vogël)

Me variantin bluetooth, % e gabimit është zero

Shumë më fleksibël në përdorim (në krahasim me PDA-në e vjetër që përdorej me stylus pen)

E shpejtë në transmetimin e të dhënave

Foto më cilësore

Të dhënat transmetohen në server, procesohen, ku më pas gjenerohet fatura për klientin, e cila dërgohet në PDA për printim