Gjykata meksikane ka dënuar me 100 vite burg një burrë i cili është filmuar teksa hedh në mënyrë të përsëritur thjeshtrën e tij në një pishinë, derisa ajo u mbyt.

Pamjet e rënda janë filmuar nga kamerat sigurisë të hotelit, nëpërmjet të cilave tregohet vrasësi gjakftohtë, i identifikuar si Jose David N., të hedhë fëmijën e gruas së tij në ujë.

Vogëlushja është parë teksa përpiqet të notojë për të dalë në jashtë ujit, dhe njerku i saj rrinte edhe e shihte.

Ajo çka e bën më të rëndë gjendjen është fakti se asnjë prej pushuesve të tjerë nuk ndërhyri për të frenuar këtë çmenduri.

Ngjarja ka ndodhur 25 gushtin e vitit 2015 në Morelia, në jug-perëndim të Michoacan të Meksikës.